Berisha tregon kauzat kryesore të PD-së: Basha një qenie mjerane, Meta një aleat i çmuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se rikthimi i protestave kanë nevojë për përgatitje dhe se demokratët dhe shoqëria civile janë duke punuar për to. Lidhur me kauzat e opozitës, Berisha tha se dy janë më kryesoret, që janë rikthimi i votës së lirë dhe bllokimi i vjedhjes.
”’Demokratët, shoqëria civile kanë detyrë të punojnë në kushte të vështira për të bashkuar sa më shumë njerëz për këtë kauzë të drejtë. Kauza e opozitës është rikthimi i votës së lirë, në atë ekonomik, bllokimi i kësaj vjedhje të paimagjinueshme. Në Shqipëri sot janë krijuar mekanizma që dalin falë mediave në dritë çdo ditë. Mund të imagjinosh një njeri me pushtet kompania që rritet 600 herë në disa muaj, kjo ndodh sepse Rama është në krye të kësaj piramide”.
Po ashtu komentoi në një intervistë për ”MCNtv”, edhe zgjedhjen e Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga PD, ku thotë se ai e mori një vendim të tillë nën didaktin e ambasadores Yuri Kim, duke dëshmuar sipas tij se është një qenie mjerane. Ndërsa i pyetur se çfarë vendi do të ketë Ilir Meta në opozitë, Berisha e cilësoi një aleat të çmuar.
”Do jetë një aleat i çmuar me të cilin jemi të hapur për të bashkëpunuar për largimin e regjimit të Edi Ramës. Bashkëpunimi është gjëja më e natyrshme, por siç e patë LSI ishte e pranishme, kryemadhi mbajti një fjalim në protestë. LSI po bën një luftë me fakte kundër kësaj qeverie, prandaj për ne është një aleat i çmuar”.