Berisha: “Turizmi i plehrave”!

“Turizmi i plehrave!
Kjo qeverisje është bërë sinonim i llumit!Sezoni turistik në vend po ecën drejt pikut të tij, por standardet turistike lënë shumë për të dëshiruar.
Siç raportohet nga çdo destinacion turistik, abuzimet me çmimet, keqtrajtimi i turistëve të huaj, mungesa e organizimit si dhe pllakosja e mbeturinave dhe mungesës së higjienës kudo, kanë arritur pikën kulmore.
Ju ftoj të dëgjoni zërin e bashkatdhetarëve tanë që kanë ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet”- shkruan ish-kryeministri Berisha në facebook.

SHKARKO APP