Berisha urim të veçantë për bashkëshorten: Festojmë 74-vjetorin e të mirës tonë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur ditën me një urim të veçantë për bashkëshorten e tij, Liri Berisha e cila sot feston ditëlindjen.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se sot familja e tyre feston 74-vjetorin e ditëlindjes së zonjës Berisha, por edhe 51-vjetorin e martesës së tyre.
“Mirëmëngjes miq, sot familja jonë feston 74 vjetorin e më të mirës së familjes tonë, Lilit, por edhe 51 vjetorin e martesës tonë. Gëzuar Lili! Së bashku edhe shumë e shumë vite të tjera! Sb”,-shkruan Berisha në postimin e tij.