Berisha: Vendi po shkon drejt destabilizimit
Në një postim në rrjetin social facebook ,ish- kryeministri Sali Berisha mendon se vendi po shkon drejt destabilizimit.
Sipas tij, vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja.
“Te dashur miq, pas 4 tritoleve qe tronditen Tiranen por dhe mbare Shqiperine, ne me pak se 24 oret qe kaluan kane ndodhur tre grabitje te medha me arme nga maskat. Maska te armatosura grabiten pardje, diten per diell, ne Union Bank, 300 mije euro. Dje ne mengjes grabiten nje makine me vlera monetare ne Vlore dhe me pas u grabit per te dyten here ne dy jave kazinoja e Shkodres!!
Keto shtate akte kriminale ne me pak se 72 ore, per te cilat nuk eshte gjetur asnje autor, deshmojne se territori i vendit eshte teresisht nen kontrollin e krimit. Ky eshte rezultat i:
-lidhjeve te krimit deri me kryeministrin, ministrin e rendit dhe qeveritare e zyrtare te larte
-shkrirjes me nje vendim te vetem i te gjithe Policise Kriminale, vetem se ajo kishte dosjet e lidhjeve me krimin te qeveritareve aktual
-shkaterrimit pothuaj teresor te rrjetit te agjentures se Policise Kriminale dhe mungeses pothuaj te plote aktualisht te ketij rrejti
-shkrirjes me nje vendim te vetem te Policise Rrugore
-rifutjes ne Polici nga kreu i saj ne qender dhe kreret ne qarqe e poshte, te oficereve te Policise te larguar nga detyra per lidhje te tyre me banda, trafiqe dhe korrupsion.
Per te gjitha keto, vrasjet ne vitin 2014 arriten ne 139 raste nga 117 qe ishin ato ne vitin 2013, grabitjet me maska dhe arme u rriten 10 here kurse tritolet u rriten me 220%. Keta jane byrazeret e krimit. Vendi po shkon drejt destabilizimit. Vetem zgjedhjet e pergjithshme nxjerrin vendin nga kthetrat e krimit!” shkruan Berisha në FB.