Berisha: Vendimi i Apelit u përgatit në zyrën e Ramës. Demokratët do mbrojnë pluralizmin

Pas Gjykata e Apelit dha vendimin pro grupimit të Alibeajt, Sali Berisha doli në një deklaratë për shtyp nga selia blu, ku tha se vendimi është marrë në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

“Sot, Edi Rama komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Sot, 3 gjykatës, në një proces të pashembullt kundër pluralizmit, lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Ramës, të paralajmëruar kohë më parë trupit diplomatik. Sot, gjithashtu, jemi në një kohë prove të vërtetë dhe unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim pluralizmin politik dhe Partinë Demokratike”, tha Berisha.

SHKARKO APP