Berisha: Vrasja e Arditit është vrasje shtetërore! E tillë ishte edhe “Gërdeci”, por pa dashje

Ish-Kryeministri sali Berisha e ka ngritur zërin në Kuvend sot për 17-vjeçarin Ardit Gjoklea, që u vra në landfillin e Sharrës disa javë më parë dhe tani, u vra për së dyti, siç theksoi Berisha, duke i bllokuar emisionin investigativ. Berisha e konsideroi “vrasje shtetërore”, vdekjen e Gjokleas.

“Sot, do doja të hapja fjalën me atë që është akti më i shëmtuar dhe më i paprecedentë në këto 24 vite: Kasaphana e fjalës së lirë, – tha Berisha. – Për herë të parë në 24 vite, një emision investigativ për një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, që verifikohet si vrasje e mirëfilltë shtetërore,nuk e them me dashje, se ka dy lloje, vrasje me dashje dhe pa dashje, por Ardit Gjoklea ishte vrasje shtetërore.

Një 17-vjeçar që përballet me aspektet më të vështira të jetës në këtë vend. Pasi dështuan që ta varrosin me plehra, bënë gjithçka që ta vrasin për së dyti: të bllokojnë emisionin e tij. Kjo është vepër e mirëfilltë e Edi kristaq Ramës, se këtë akt nuk e bën kush veç atij që ka fuqinë e ekzekutivit. Kjo është dëshmi e qartë sesi paratë e krimit po sundojnë çdo ditë! Por, e para është fjala, në libra të shenjtë dhe libra të tjerë!

Swiss Digital Desktop Reklama

I bëj thirrje prokurorisë që ta shtojë në dosje këtë akt të shëmtuar,” theksoi Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-kreu i PD-së të njëjtin cilësim i ka dhënë edhe ngjarjes në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, çështje që ende nuk është zgjidhur. Ndër të tjera Berisha pohoi se edhe pse gjatë kohës që ishte në qeveri dëmshpërblehu familjet e viktimave, të vrarët sipas tij nuk kompensohen dot.

“Edhe Gërdecin duhet ta shpallni vrasje shtetërore por nuk keni ndërgjegje. Ne bëmë gjithçka për t’i kompensuar, por të vrarët nuk i kompenson dot. Kompania mbikëqyrej nga një kompani shtetërore. Që këtu është përfshirja e tyre në vrasje shtetërore, pa dashje. Shteti u jep familjeve dëmshpërblimin. Ky është shteti i qytetëruar. Qytetarët pësojnë çdo ditë edhe funde tragjike. Por ato që janë të lidhura me shtetin, shteti mban qëndrim”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?