Berisha: Vrasja në Tiranë, larje hesapesh mes Ndranghetas dhe mafias turke

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar ne lidhje me ekzekutimit e sotëm te ndodhur në mes të Tiranës, ndaj bosit kryesor të mafies turke ne Shqiperi, Behar Sofia. Sipas ish-kryeministrit ky eshte një ekzekutim mafioz me domethënie të madhe ndërkombëtare.

“Larje hesapesh në zemër të Tiranës midis Ndragetës Italo shqiptare dhe mafies turke për të dominuar trafikun e heroinës për në Europë’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Nje ekzekutim mafioz me domethenie te madhe nderkombetare!  Larje hesapesh ne zemer te Tiranes midis Ndragetes Italo shqiptare dhe mafies turke per te dominuar trafikun e heroines per ne Europe.

Miq, nje ekzekutim mafioz ka ndodhur sot ne zonen me te mbrojtur me te hapur, te rrethuar nga te gjitha anet nga narkopolic. Bosi kryesor i mafies turke Behar Sofia ne Tirane u ekzekutuar me silenciator para syve te narkopolicisr, e cila dukej sikur te ishte bashkpuntore ne kete vrasje.

Kjo vrasje thuhet se eshte bere nga Ndrageta Italo shqiptare, e cila e lidhur me nivelet me te larta te pushtetit ne Shqiperi, Ramen dhe Veliajn  ka vendosur te spastroje Tiranen nga mafia shqiptaro turke dhe te vendosi ne kontroll te plote trafikun dhe rrugen e Tiranes te heroines per ne Europe”.

SHKARKO APP