Berisha: Zgjedhje të plagosura, ka kandidatë me precedentë penalë
Sali Berisha i ka cilësuar këto zgjedhje "si të plagosura", pasi sipas tij, në të marrin pjesë kandidatë me precedentë penalë. Ish-kryeministri Berisha, pasi votoi në Liceun Artistik, deklaroi se këto zgjedhje lokale “janë të plagosura”, por në të njëjtën kohë bëri thirrje për të votuar masivisht.
“Zgjedhjet këtë radhë janë të plagosura, pasi në disa Bashki ka kandidatë me precedentë penalë”, tha Berisha, pasi i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë. “Mazhoranca e lidhur me krimin refuzoi apelin e ndërkombëtarëve për heqjen e këtyre kandidatëve”, shtoi më tej ai.