Berisha: Zgjedhjet u manipuluan
Sali Berisha shkruan ne profilin e tij ne Facebook :"
Zgjedhjet ne Shqiperi farse zgjedhore me standarte te shkaterruara! Komisioni i Jashtem i Parlamentit Europian fut ne rend dite me urgjence diskutimin dhe denon farsen zgjedhore ne Shqiperi!
Te dashur miq, ne nje akt te paprecedent Komisioni i Jashtem i Parlamentit Europian futi me urgjence ne rend te dites ne mbledhjen e tij te djeshme debatin paraprak per zgjedhjet e shkaterruara apo farsen zgjedhore Rama – Meta, ne te cilen u manipulua dhe u fallsifikuan ne shkallen me te larte vullneti i qytetareve shqiptar.
Ne diskutimet e tyre, kryetari i Komisionit te Jashtem e PE Elmar Brok, kryetari i komisionit te PE per Balkanin Eduard Kukan dhe reporteri per Shqiperine Flikenstein ne seancen e djeshme theksuan se flamuri i ketyre zgjedhjeve ishte shkaterrimi i standarteve nga blerja masive e votes dhe kandidimi nga mazhoranca e krimineleve per kryetar dhe keshilltar te Bashkive, pabarazia ekstreme e paleve ne gare, perdorimi i administrates shteterore dhe infrastruktures te institucioneve shteterore per qelime elektorale nga mazhoranca.
"Sikur gjysma e atyre qe shkruhen ne raportin e OSBE/ODHIR po te jene te verteta, zgjedhjet jane zgjedhje te fallsifikuara", perseriti kryetari i komisionit te jashtem te PE Elmar Brok. Ky eshte rasti i pare ne 23 vjet pluralizem qe zgjedhjet ne Shqiperi denohen nga Parlamenti Europian qe javen e pare pas perfundimit te tyre. Nje jave para dites se votimit kryetari i komisionit te Helsinkit te kongresit te SHBA, kongresmeni Christopher Smith dhe komisioneri i ketij komisioni dhe njekohesisht zevendes president i Asambles Parlamentare te OSBE, Robert Aderholt parlajmeruan qeverine shqiptare, opinionin publik shqiptar dhe nderkombetar se kishte te dhena te shumta se ishin shkelur parimet e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme! sb