Berisha : Rama-Kokëdhima nuk ulin çmimin e naftës se kanë interesa
Në një postim në Facebook ish-kryeministri Berisha shkruan se “çmimi i naftes sot ra nen 30 dollare per fuçi, niveli me i ulet nga viti 2003. Kurse shqiptaret e blejne naften me çmim me te larte se kurre! Çmimi i naftes ne burse ne keto dy tre vitet e fundit ka qene dhe eshte ne nivele rekord te ulta. Sot çmimi i naftes ne bursa ra nen 30 dollare fuçia pra ne nivelin me te ulet qe nga viti 2003.
Qeveria Rama-Kokedhima, ne vend se te kthejne kete renie ne nje lehtesi dhe miresi edhe per shqiptaret, po bejne te kunderten. Me vjedhjet e medha nga banda e Kocos te qindra milione eurove ne Albpetrol siç ka provuar Kontrolli i Larte i Shtetit dhe me rritjen me 2,7 here te akcizes dhe takses se qarkullimit, Rama-Kokedhima kane bere qe çmimi i naftes ne Shqiperi jo vetem te mos bjere si ne vendet e tjera por te rritet dhe te jete sot me i larte se kurre me pare, shume me i larte se ne cdo vend tjeter te rajonit por dhe se ne te gjitha vendet e tjera te Europes perveç nje vendi. Kurse po te krahasosh me te ardhurat, çmimi i naftes ne Shqiperi eshte 2-5 here me i larte sesa ne cdo vend tjeter te Europes. Kjo eshte qeveria e fatkeqesise kombetare, e varferise se qytetareve. Revolucioni demokratik eshte vendimtar per t’u ndare me kabinetin Rama -Kokedhima, qeveria e te zezave te medha!”.
Këtë ka postuar Berisha, duke thënë se mosulja e çmimit vjen se kanë interesa private Rama-Koço.