Berisha:E tmerruar nga njohurite per lidhjet e qeveritarve me krimin, nuk i lejon prej 7 muajve avokat Julian Sinanajt.
Ne telefonaten e tij te shkurter me News 24 nga spitali i burgut, Julian Sinanaj deklaroi se prej 7 muajve atij, ne kundershtim me Kushtetuten, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, nuk i lejohet nga autoritetet zyrtare te kete avokat. Mjerisht, per kete akt te pashembult nuk nuk ka reaguar dhe as nuk e denoi asnje organizate e te drejtave te njeriut. Ky eshte nje akt tejet i rende, i shemtuar i Edi Rames dhe qeverise se tij, qe mund te ndodhe sot vetem ne Korene e Veriut dhe jo ne ndonje vend tjeter.
Mos lejimi i avokatit per te pandehurin eshte nje akt i paimagjinueshem i marre in ekstremis nga Rama dhe suita e tij sepse kane tmerr dhe frike nga rrefimet per lidhjet e qeveritarve me krimin, e nje njeriu i cili duket se per njohurite e tij eshte nje lloj kompjuteri per zhvillimet ne boten e krimit dhe mbeshtetesit e saj me pushtet ne ofiqet me te larta.
Rama dhe qeveria e tij i kane mohuar te drejten e avokatit Sinanajt sepse kane dashur me vrasesin Didi dhe vrases te tjere t'i mbyllin gojen me çdo kusht qe te mos akuzoj Ilir Karçinin, thuhet tezakun e Sajmir Tahirit, per porosine per vrasjen e biznismenit P. B.
Rama dhe qeveria e tij, te tmerruar shkelin cdo konvente nderkombetare dhe Kushtetuten e vendit dhe nuk i lejojne avokat Julian Sinanajt sepse ai ne dosjen e hetimit ka te denoncuar me emer dhe mbiemer deputetin e mazhorances qe porositi vrasjen e gjykatesit Konomi dhe xhelatin e bandes se Partise, qe ne zbatim te porosise se tij hodhi ne ere gjykatesin ne mes te Vlores. Rama dhe qeveria e tij, pasi e torturuan ne qeli Julian Sinanajn me qellim eleminimin e tij, kane frike dhe tmerr t'i lejojne avokat atij pasi ai do ti tregoje avokatit se kush qeveritar qendron prapa apo ka porositur krime si vrasje, ngarkesa droge jo vetem ne Vlore por dhe ne Tirane dhe Fier dhe qarqe te tjera.
I bej thirrje Prokurorise se Pergjithshme te ndermarre cdo mase per te garantuar jeten shume te kercenuar te deshmitarit te penduar, Sinanaj dhe te vendose para ligjit te gjithe ata qe nuk i kane lejuar prej 7 muajve avokatin mbrojtes atij.
Sali Berisha
KOHA JONË SONDAZH

