Berisha:Gjykata e Larte hedh poshte mashtrimin e Rames dhe Metes për Bamin
Sali Berisha ne profilin e tij ne Facebook shkruan:”Gjykata e Larte sipas mediave ka hedhur poshte si trillim akuzen e Rames dhe Metes se Durim Bami ka deshmuar me ze dhe figure me revole ne balle se ate e kishin paguar e dhene kaparin prej 20 mije eurove te shumes se premtuar prej 500 mije eurosh nga Ilir Meta per te vrare deputetet Doshi dhe Fufi. Ky vendim i Gjykates perben nje pike kthese ne faktimin e autoresise, skenarit me ogurzi ne historine e vendit, ate te porositejes nga kreu i Parlamentit Ilir Meta, te vrasjes me pagese te dy deputeteve.
Rama dhe Meta, pasi kane deshmuar se ata disponojne videon e Bamit te kercenuar me revole ne balle, nuk kane paraqitur dot ne Gjykaten e Larte asnje video te tille. Ata jane aktualisht mashtrues te drejtesise. Perveç ketyre, Gjykata ka administruar deshmine me ze dhe figure te Durim Bamit te regjistruar me vendim gjykate ne mjediset e Prokurorise se Krimeve te Renda, ne te cilen ai pohon se ndryshimin e deshmise per vrasjet e porositura nga Meta e beri sepse i derguan xhelatin ne qeli, i cili i tha se po nuk ndryshove deshmine do te zhdukim femijet qe i ke ne ne Zvicer, duke i treguar qytetin, rrugen dhe numrin e shtepise ku i kishte fshehur femijet Bami.
Keto zhvillime deshmojne se Ilir Meta dhe skllavi i tij ne krim, Edi Rama, sdo munden kurre, me asnje lloj farse mashtrimi, trillimi, shuma parash apo ngarkese kokaine, te mbulojne skenarin e vrasjes se dyfishte qe ata porositen!”
Sali Berisha