Berisha:Kokëdhima, simboli i kusarit të papërmbajtur

Sot, për qytetarët shqiptarë është një ditë e rëndësishme në historinë e parlamentit të tyre. Pas puçit antikushtetiues, që Edi Rama me sivlla Kokëdhimën realizuan dhe bllokuan Gjykatën Kushtetuese, bllokuan vendimet e saj për 150 pagesa të bëra në dhunim flagrant të Kushtetutës ndaj kryekusarit, sivllaut Kokëdhima, pas vendimit të Gj. Kushtetuese u detyruan të dërgojnë në Gjykatë, siç përcakton Kushtetuta, edhe një herë heqjen e mandatit të Kokëdhimës që, siç dihet tashmë, është simboli i kusarit të papërmbajtur. Në procesin e dekusarizimit, ky është një hap i madh përpara. Por, përsëri po bëhet një provë me Gjykatën Kushtetuese dhe prova qëndron se rasti i dytë i cili kërkon vetë të paraqitet në Gj Kushtetuese, që është Rakipi, mazhoranca e bllokoi në momentin e fundit. Po pse e bllokoi? Mendoni se po derdhin lot këta për kokën e Rakip Sulit?Asnjëri prej tyre. Këta e kanë hallin të krijojnë rrethana presioni të jashtëzakonshëm mbi Gjykatën për Koçon, miss hekurudhën dhe të tjera me radhë që këta janë të mbushur. Por, edhe unë jam këtu për të deklaruar se beteja jonë për dekusarizimin nuk do mund të ndalet në asnjë mënyrë. Ne do bëjmë gjithçka që imunitarët të mos mund të përdorin pushtetin e tyre për të plaçkitur dhe grabitur, siç po ndodh, pasuritë publike të shqiptarëve.

Pyetje: Cfarë u tha në këtë 5 minutësh që u ndërpre seanca?

Një absurditet. E shfrytëzuan vetëm për të mos votuar për Sulin, për ta mbrojtur atë, për të krijuar rethana lehtësuese për sivlla kryekusarin Kokëdhima dhe miss hekurudhën, paçka se shqiptarët nuk e dinë se sa e ka rrogën djali saj. Sa e ka thoni ju? Rrogën e ka 160 mijë dollarë në muaj. Shqiptarëve i bie shi, këtyre u bien dollarë nga qielli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetje: Për të njëjtën akuzë kanë akuzuar edhe djalin tuaj zoti Berisha..

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurrën e kurrës. kanë mashtruar dhe kanë marrë përgjigje ligjore në gjykata. Cdo mashtrim që kanë bërë politikanët. Unë e kam këtë të dokumentuar, me dokumenta të ministrisë së financave. Ndaj dhe ata duan të mbrohen. Asnjë shpresë nuk kanë. Dhe unë dua të them se ne qëndrojmë, absolutisht me vendosmërinë më absolute ndaj të gjithë atyre që do përdorin pushtetin e këtij tempulli apo të qeverisë për t’u pasuruar vetë dhe familjarët e tyre.

Pyetje: Cfarë kërkuan ata?

Kërkuan një javë kohë që ta shqyrtojnë dhe një herë. U penduan shumë që ishin dakort të jenë konform kërkesës së Gjykatës dhe kërkuan dhe një javë kohë tani.

Pyetje: Cili do të jetë qëndrimi i mëtejshëm i opozitës?

Opozita i ka paraqitur të gjitha kërkesat botërisht. Ne në seancë ishim sepse sot do votohej dërgimi në Gj Kushtetuese e njërit prej figurave më të zeza të korrupsionit në Shqipëri, që e ka emrin Koço Kokëdhima.

Pyetje: Javën tjetër ju do jeni?

Sa herë të votohen kërkesat tona ne do jemi.

Pyetje: Po kërkesat e mazhorancës nuk do votohen, nuk do e kenë mbështetjen e opozitës?

Për raste analoge? Menjëherë. Pse mendoni se e kemi për luftë politike këtë? Nuk e kemi për luftë politike, këtë e kemi për jetë a vdekje kundër korrupsionit. Nuk ka të bëjë me politikën kjo, por ka të bëjë me interesat e qytetarëve shqiptarë të cilët po vidhen e plaçkiten. Sa u shit INSIG? Morët vesh gjë sot? Shkoni merrni pak dosjet ndërkombëtare çfarë thonë. Vlera e asteve të INSIG është 38 milionë euro. Ja ulën dy herë e gjysëm vlerën në 15 milionë në mënyrë që ta plaçkisin.

Pyetje: Si ndikon kjo java kohë që kanë marrë deputetët e mazhorancës tek shqyrtimi kërkesës për heqjen e mandatit të Kokëdhimës?

Partia është mbi të gjitha për ta, e kanë përcaktuar. Rakipi vetë kërkoi, bëri detyrën, ai tha se do që të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Kështuqë java është vetëm për të lehtësuar Kokëdhimën

Pyetje: Po jeta parlamentare si do jetë?

Jeta parlamentare do jëtë në funksion të interesave qytetare. Nuk ndryshon asgjë nga qëndrimet tona. Ne kemi tre kërkesa. Ndaj të plotësohen kërkesat tona, të zgjidhet dhe amendamenti për dekriminalizimin, të respektohen dhe vendimet e Gj. Kushtetuese dhe ne jemi në Parlament. Këto janë kërkesat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?