Berisha:Marreveshja Rama – Meta – Frroku zhduk dhe deshmitarin tjeter te vrasjes se komisarit Lamaj!!

 

Te dashur miq, bandat e krimit te lidhura me qeverine zhdukin dhe deshmitarin tjeter, ish gardistin Ylli Memia, njeriun qe naten e vrasjes se komisarit pa dhe njohu ne vendngjarje vrasesin e tij, Arben Frrokun si dhe makinen me te cilin u krye krimi dhe targen e saj. Deshmitari i mbrojtur Arben Ndoka (Ylli Memia), prej muajsh nuk eshte paraqitur me ne Gjykate as dhe ne Prokurori per deshmine e tij dhene me ze dhe figure per vrasjen e Frrokut.

Dihet se atij, sipas mediave, i shkuan ne vendin sekret ku e kishte fshehur Policia, familjare re Frrokut (pra ia dergoi vet Policia) dhe e kercenuan me jete ne rast se nuk heshtte. Perveç ketij, dy muaj me pare u rrembye dhe u zhduk pa nam e nishan deshmitari tjeter i vrasjes se komisarit Lamaj, Enver Stafuka, i cili ishte njeriu qe i kishte dhene makinen te cilen Arben Frroku perdori ne vrasjen e Lamajt.

Keshtu marreveshja Rama – Meta – Frroku per ndryshimin e deshmise se Frrokut ne aferen Doshi, nxorri si te pafajshem Arben Frrokun qe akuzohet per vrasjen e Lamajt dhe ne zbatimin e saj zhduku dy deshmitare kryesor te krimit te shemtuar. Shpallja te pafajshem e Arben Frrokut u be javen qe kaloi nga gjykates te soijt Troci, te cilet thane se i besojne Frrokut qe deklaronte se ishte ne Elbasan ne kohen e vrasjes dhe jo deshmitarit qe deshmoi se e ka pare me sy dhe ka njohur Frrokun ne vendin e ngjarjes dhe makinen dhe targen e saj me te cilen u krye vrasja!

Keshtu, vrases te vertete per se dyti te komisarit, shpirti i te cilit kerkon drejtesi, jane Rama dhe Meta qe zhdukin deshmitaret me bandat e qeverise dhe me gjykates ala Troc, firmosin pafajesine e Arben Frrokut ne shkembim te ndryshimit te deshmise te Mark Frrokut!!

 

Sali Berisha

SHKARKO APP