Berisha:Ne Bruksel, ne Forumin e Crans Montanes!

 

Nga Sali Berisha.

Ne Forumin e Crans Montanes, mbajta sot nje fjalim ne seancen kushtuar gjendjes ne Europen Jug-Lindore. Ne fjalen time fola per:

– rrezikun e ndikimit rus ne Ballkan, vecanerisht marredheniet intensive midis Beogradit dhe Moskes 
– perballjet e nacionalizmave ne Maqedoni,
thellimin e segregacionit dhe kanionit qe ndan maqedonasit nga shqiptaret, me gjithe progresin e rendesishem dhe te pamohueshem qe eshte bere ne zbatimin e marreveshjes se Ohrit
– kerkova hetim te pavarur nderkombetar per terrorin shteteror ne Kumanove
– denoncova lidhjet e ngushta te Edi Rames dhe pushtetareve te tjere te mazhorances me krimin e organizuar, vrasesit, trafikantet, pranine e tyre ne Parlament dhe te gjitha institucionet e kontrolluara nga mazhoranca aktuale
– denoncova bllokimin e plote qe Edi Rama i beri procesit te dekriminalizimit dhe zbatimit te marreveshjes se firmosur midis opozites dhe pozites me ndermjetesimin e Parlamentit Europian, e mbeshtetur nga Komisioni Europian dhe vendet partnere

Ne fjalen time fola per vilat, pallatet e Edi Rames dhe qeveritarve te tjere, te cilet per te pushuar hetimin e tyre te nisur nga ILDKP shkarkuan ne kundershtim me Kushtetuten kryetaren e ketij institucioni.

Gjithashtu njoha te pranishmit me dhunen ndaj opozites dhe fushaten antiparlament te Edi Rames vetem e vetem se opozita denoncon aty me fakte ne cdo seance lidhjet e rrezikshme me krimin dhe korrupsionin te qeveritarve aktual.

Ne seance merrnin pjese presidente, kryeminstra, ministra nga vendet e rajonit dhe vende te tjera si dhe zyrtare te larte te NATO-s dhe Komisionit Europian. Forumi vazhdon punimet.

SHKARKO APP