Berisha:Nje mashtrim i paskrupullt.
Nga Sali Berisha.
Taksen me 13% ne rrogat mbi 15 mije leke ne muaj nuk e kerkon FMN por klanet qeveritare te kontrabandes dhe vjedhjes se taksave.
Ta dashur miq, sot mediat e sivllaut Kokedhima dhe motrat e ZP hapen me germa kapitale me mashtrimin e paskrupullt te Edi Rames se vendosjen e takses 5% per rrogat nen 15 mije leke dhe 13% per rrogat mbi 15 mije leke e kerkon, e urdheron FMN. E verteta eshte krejt tjeter.
FMN nuk kerkon rrjepjen e me te varferve te ketij vendi. Ky institucion kerkon luften kunder kontrabandes, evazionit fiskal. Por meqenese kontrabanden e cigareve, naftes, birres, kafese, pijeve alkolike e bejne Nushet, Xhillaret, Bregasit, Top Kafete e qeverise, qe ndajne fitimet perrallore me Ramen, sivllaun dhe qeveritaret e tij dhe vjedhin se bashku ne 6 muaj 160 milione dollare, qeveria, per te mbushur gropen e kesaj megavjedhje, vendos ne nje akt pashpirtesie taksen 5% per rrogat nen 15 mije leke dhe taksen 13% per rrogat mbi 15 mije leke ne muaj.
Kjo eshte pergjigja cinike e Edi Rames ndaj te gjithe atyre qe besuan mashtrimet e tij elektorale per te ndihmuar te varferit, per zhdukjen e listave te ushqimit. Shqiptaret nuk duhet kurre te pranojne kete takse!!