Berisha:Nje rast i humbur per Ambasadorin Arvizu
Te dashur miq. Ambasadori Arvizu ishte mbreme ne interviste lamtumire para largimit nga Shqiperia. Ai kishte perzgjedhur per kete interviste, gazetarin me te preferuar te Edi Rames, Sokol Balla
Mendoj se intervista e lamtumires ishte nje rast i mire qe ai te largohej si nje mik i shqiptareve, atyre qe qeverisin, atyre qe nuk mbeshtesin ndonje parti politike dhe atyre qe jane ne opozite, pa te cilet demokracia nuk egziston. Por ai zgjodhi, ne rrafshin politik, te largohet thjesht si mik i Edi Rames dhe mbeshtetesve te tij. Per te faktuar kete, ai perdori termat me tipike si SHQUP, qe Edi Rama perdor per te fyer Partine Demokratike. Ne kesi rastesh, kur tjetri te fyen, ne shqiptaret, me vetpermbajtje i themi- fyerjen mbaje per vehte. Kurse une i them ambasadorit Arvizu: fyerjet jane akte ekstreme ne diplomaci dhe se fyerjet ndaj opozites me fjalet e pushtetit, jo qe nuk nuk jane merite, por jane mjerim. Ato jane dobesi me shume se diplomatike.
Ambasadori Arvizu eshte ne ditet e fundit te qendrimit te tije ne Shqiperi, ndaj le t’i urojme Gezuar Festat e fund vitit dhe rrugen e mbare, si dhe te falenderojme me shume mirenjohje qeverine dhe Kongresin e SHBA, per vendimin e tyre miqesor per lehtesimin e vizave, nje kartoline kjo shume e bukur per festat e fundvitit per shqiptaret! sb
(marre nga profili i tij ne Facebook i Sali Berishes)