Berisha:Rama lan duart si Pilati me eksodat që u riktheu dhe rilindi shqiptareve !!
Edvin Kristaq Rama ja doli qe, ne vetem 18 muaj qeverisje, te rilinde pas 24 vjetesh eksodat, te cilat per cdo komb perbejne fatkeqesi te medha kombetare.Eksodat i shkaktojne pushtimet dhe luftrat civile, katastrofat e medha natyrore,terrori shteteror masiv dhe mjerimi ekonomik.Ne shqiptaret ne vitet 90-91, si asnje komb tjeter ne Europe njohem eksodat me te medha ne historine tone. Ne cdo 4 banor njeri u largua nga vendi.Mediat e huaja e quajten aso kohe eksodin tone si biblik.Shkaku themelor i tyre ishte mjerimi masiv ekstrem i qytetarve.Te ardhurat per fryme ne vitin 1992 ishin vetem 204 dollare, te tretat me te ulta ne bote, ndersa papunesia mbi 80%. Pas heqjes se vizave ne vitet 2010-2013 statistikat tona dhe te fqinjeve tane tregojne se, shume me teper shqiptare u kthyen nga emigracioni ne Shqiperi se sa u larguan prej saj. Ne vitin 2015 ka nje rikthim te frikshem dhe te fuqishem te eksodes ne Shqiperi. Ne listen e azilkerkuesve ne vendet e zones Shengen ne tani , renditemi te dytet pas sirianeve. Mijera shqiptare largohen çdo dite nga Shqiperia. Cdo shqiptar dhe mik i Shqiperise pyet, perse rilinden eksodat pas 23 vjetesh ne Shqiperi! Cilat jane shkaqet e rikthimit te ketij fenomeni tragjik!
Eksodat rilinden dhe ne kete drame kombetare te pranveres se vitit 2015, gjithçka u zhvillua para syve tane si ne nje fillm horror, me aktor kryesor Edvin Kristaq Ramen, nje njeri te mjekuar 13 vjet per psikoze bipolare. Ai nga mengjesi gjer naten vone, me llogorene e te semurit psiqik,mbjell vetem vrer,urrejtje deshperim dhe zhgenjim. Piktori deshtak dhe bipolar, nuk mund ti gezohet me energji pozitive, pushtetit qe i dhane shqiptaret, por me armiqesi,urrejtje dhe hakmarrje primitive ndaj kundershtarve te tij. Ne fjalimet e tij pa inventar qe nuk i nxe as Lana e qe jane me te pista se vete ajo, dominojne fjalet, shkaterrim,prishje, burg, hekura, kancer,ferr, jashtnxjerrje,grope septike etj. Askurre ne keto fjalime koprolalike nuk gjen fjalet, zhvillim,ndertim,pune(pervec rasteve kur rinaguron zyrat e punes)punesim,investim,shprese apo besim. Ky njeri te gjithe energjine negative qe i krijohet nga semundja ne psiqiken e tij, e perdor per te vrare shpresen dhe besimin e shqiptareve se, ata mund te kene te ardhmen qe duan ne kete vend!
Eksodat rilinden dhe gjithcka u zhvillua si ne nje fillm horror para syve tane, kur aktori kryesor i ketij filmi, pa u skuqur, shpalli para zgjedhjeve moton, qelbesira te te gjitha llojeve bashkohuni per te rrezuar Sali Berishen. Ne spote televizive e ne sheshe publike, ju tregonte shqiptareve hekurat e burgut. Duhet te pranojme se ky eshte premtimi i vetem qe mbajti Edi Rama. Sot ne Shqiperi, ne nje vit, numerohen zyrtarisht 38 mije te ndaluar dhe arrestuar nga shteti i tij policor. Vendi ka sot, nje numer te paraburgosurish me te larte se, Siria dhe Iraku. Ka burgje ne te cilat qytetaret varin veten nga torturat çnjerezore. Shqiptaret po ikin nga vendi tyre pasi, per 35 dollare, madje dhe me pak detyrim ndaj shtetit perplasen, vdesin dhe vrasin veten ne qelite e burgjeve
Eksodat rilinden dhe gjithçka u zhvillua si ne nje film horror kur, Edi Rama kalonte nga sheshi ne shesh me premtime te tipit hoxhist duke ju premtuar qytetarve ,punesimin masiv,uljen e taksave per 97% te qytetarve ,sherbim shendetesor dhe legalizime falas,heqje te TVSH per buken,miellin,vajn,sheqerin,orizin, kurse sot shqiptaret jane njerzit me te mashtruar e te poshteruar te Europes. Papunesia u rrit me 40%, mjerimi ekstrem u rrit me 4 here,taksat u rriten per 100% te shqiptarve ndersa rrogat u ngrine. Mjerimi ben kerdine ne te kater anet e vendit.Sot shqiptaret paguajne me shume se kurre per sherbimin shendetesor dhe legalizimet, per vendin e punes dhe kafshaten gojes, per te cilen, me shume se per cdo gje tjeter, braktisin me mijra cdo dite vendin e tyre, nga toka, ajri dhe deti. Sot pas sirianve me vendin e tyre prej vjetesh ne lufte civile, ne zeme vendin e dyte ne kerkesa per azil ne vendet e zones se Shengenit, nga vendi i parafundit apo i fundit qe zinim dy vjet me pare.
Eksodat rilinden dhe gjthçka u zhvillua si ne nje film horror kur Edi Rama njeriu qe betonoi Tiranen dhe e zhyti ate ne shkallen me te larte te ndertimit informal, shkaterroi para syve tane qindra e qindra shtepi banimi, lokale dhe pallate me leje. Ai shkaterroi mbi 7000 mije lokale, banesa, e dyqane te tjera, per te kenaqur komplekset e tij psiqike te shkaterrimit, duke ju lene qiellin si mbuloje dhe prere buken e femijeve, dhjetera mijera familjeve shqiptare qe me te ardhurat,apo rrogat ne keto biznese, siguronin buken e gojes. Duke shkaterruar para syve tane me rruspa dhe buldozere dhjetra mijera vende pune dhe duke mos ju dhene ketyre qytetarve asnje alternative tjeter jetese perveç eksodes, largimit nga Shqiperia,Edi Rama shendrroi dramen e tij psiqike, ne drame te vertete kombetare!!
Eksodat rilinden dhe gjithçka u zhvillua si ne nje film horror para syve tane kur, Edi Rama njeriu qe premtoi uljen e çmimit te energise elektrike dhe heqjen e TVSH per energjine, rriti me 24% çmimin e saj. Me marreveshjen e korruptuar me CEZ ai i fali kompanise 620 milion euro para te takspagueseve shqiptare. Edi Rama e kaloi kete detyrim ne forme gjobash te llojeve te ndryshme mbi shpatullat e qytetareve te vendit.Sot ne Shqiperi jane dhjetera mijera familje te varfera qe, nuk kane absolutisht asnje mundesi te paguajne energjine dhe nuk kane marre e nuk marrin asnje qindarke kompesim nga qeveria. Ato nuk kane sot asnje alternative tjeter, vecse te zgjedhin midis burgut te Edi Rames ose eksodit ne kampe te vendeve tjera.
Eksodat rilinden sepse Edi Rama, njeriu qe u zotua per lufte me zero tolerance kunder krimit, riktheu ne pushtet bandat e partise, tritolin,maskat,atentatet,pritat,pengmarrjet dhe akte te tjera terrori, duke bere keshtu jeten e shqiptareve dhe femijeve te tyre, me te pasigurte se kurre me pare e duke shuar shpresen se ne Shqiperi, do mund te gjejne siguri per vete dhe femijet e tyre. Edi Rama ne perputhje me moton, qelbesira te te gjitha llojeve bashkohuni, mbushi pas zgjedhjeve parlamentin dhe administraten me vrases, perdhunues,trafikante, duke rilindur te gjitha lidhjet e tij te vjetra me krimin,bandat e partise, hakmarrjen per drejtesi, kostandinet, shullazet etj. Ne vetem 18 muaj, lidhjet e tij me krimin kane zhytur shqiptaret, ne pasiguri ekstreme dhe kane shendrruar Shqiperine ne vendin, ku si ne ndonje film urrejtje ndaj njerezve te thjeshte, diten qe vrasesi serial i partise ekzekuton Ne Tirane 4 qytetare, ai vete, ne nje sfide te hapur dhe poshteruese ju paraqet qytetareve nga pallati kryeministeror si model pergjegjshmerie nenen e vrasesit qe me pas denohet nga Trocet e partise vetem 7 vjet per nje te vrare. Per t'ju deshmuar qytetareve se, kaq dhe vetem kaq, kushton jeta dhe lekura juaj kur vrasesi eshte i sojt te partise, duke vrare e ndeshkuar keshtu shpresen se ne kete vend do mund te kete ndonjehere drejtesi per njerezit e thjeshte. Por ka dhe me keq se kaq!
Eksodat rilinden dhe gjithcka zhvillohet si ne nje film horror para syve tane, ne te cilin, kryetari i parlamentit akuzohet si ne asnje vend tjeter te botes nga miku i tij i ngushte se ka porositur vrasjen e 2 deputeteve. Te implikuar direkt ne skenar, ai dhe Rama ndersa fshehin se bashku akuzen per 6 muaj, organizojne atentate per te zhdukur deshmitaret. Dergojne Kallakun ne oborrin e prokurorise. Lirojne me Trocet e partise vrasesin e komisarit Dritan Lamaj, i cili ishte pare, njohur e denoncuar nga deshmitari. Fshehin me muaj kerkesen per ekstradim ne Belgjike per vrasje te deputetit Mark Frroku, vetem qe, ti mbyllin gojen per skenarin e vrasjes se deputeteve .
Gjjithe keto akte u provojne qytetareve shqiptare se, ne kete vend edhe kur jane ne detyre e te veshur me uniforme, nese i vrasin kriminelet qe i duhen qeverise, jeta e tyre vlen hiçmosgje, pasi vrasesi nen kujdesin e Edi Rames shpallet i pafajshem,duke varrosur keshtu shpresen per ligj dhe drejtesi.
Eksodat rilinden sepse si ne nje film horror njeriu qe premtoi lufte me zero tolerance ndaj korrupsionit u rikthye se bashku me ministrat dhe aletatet e tij tek 20% i dikurshem. Si lukuni ne vjedhje e shperdorim te papermbajtur te parave te buxhetit e pasurive publike,si kurre me pare ne historine e vendit, vellezerit,motrat,baballaret dhe familjaret e ministrave, fitojne tenderat e ministrise qe drejton motra, vellai, babai apo familjari minister duke varferuar e mjeruar çdo dite e me shume qytetaret dhe rrenuar shpresen e tyre per nje jete me te mire ne kete vend!
Eksodet rilinden, sepse skenari grek I Edi Rames po rrenon cdo jave e me shume ekonomine shqiptare, po largon investitoret e huaj por dhe vendas nga Shqiperia. Ky skenar ka shumefishuar falimentimin e bizneseve,rritur ne qiell borxhin dhe rrenuar me shpejtesi bilancin tregetar duke vrare çdo dite shpresen per biznes dhe investime ne kete vend.
Si perfundim ne vetem 18 muaj qeverisje, Edi Rama arriti te rilinde eksodat e viteve 90-91 te eterve te tij duke sjelle keshtu nje fatkeqesi te vertete kombetare. Per here te pare ai vetem dje, ndoshta i detyruar nga te tjere foli ne Vlore ne prani te dy eurodeputetve per eksodat qe u solli shqiptareve. Ne te vertete thjesht po lante duart si Pilati per eksoden qe ai vete e solli. Une ju bej thirrje te gjithe qytetareve shqiptare pavaresisht bindjeve politike, te degjojme dhe te reagojme ndaj sirenave te pasigurise,terrorit shteteror,papunesise,skamjes,mjerimit,te lidhura te gjitha me kliken ne pushtet. Me eksodin qe po shkaktojne ato po shperbejne egersisht kombin tone!
KOHA JONË SONDAZH

