Berisha:Shperblimi i fundvitit me 1,8 milion euro do te thote vetem 1,8 veze per cdo pensionist shqiptar

 

Te dashur miq. Prej disa ditesh propaganda qeveritare me mediat e saja po trumpetojne me te madhe kartolinen e mashtrimit te Edi Rames, vendimin e qeverise per te caktuar 1,8 milion euro per te shperblyer me to, reth 600 mije pensioniste e veterane shqiptare, keta te fundit veterene ne moshen 65 vjete e siper pra, edhe nga ata qe kane lindur edhe 5 vjet pas mbarimit te luftes, si dhe mesuesit, infermjeret, mjeket, por dhe tornitoret t te dalluar te gjithe militant te PS si: Moza kuqalashe Gysi apo Liza famoze

Kesaj propagande cinike ju bashkua dje vet Rama i cili nga Korça shpalli se "shperblimi i fundvitit do jete diçka me shume se gjeli, pertej gjelit". Mirepo, nje nga maturantet e shkolles Raqi Qirinxhi i tha shoqes se ky ngaterron vezet me gjelin, mbasi 1,8 milion euro per 600 mije pensioniste dhe veterane do te thot vetem 3 euro apo vetem 1,8 veze per sejcilin prej tyre .Keshtu qe per te dalluarit, me sa duket, mbeten thjeshte opingat prej leshi te Pej-Leshit te tije.. Pra njeriu qe kishte premtuar rrogen e 13-te per punonjesit dhe tre pensione shtese ne fund te vitit per pensionistet, do t’i talle me 1,8 veze shperblim pensionistet e vendit. Por cinizmi nuk mbaron ketu, sepse ato pas presjes me tender do ti marre firma Velija, e specializuar ne vjedhjet sociale dhe, pensionisteve e veteraneve do te ju mbetet 1 veze per fryme apo diçka me shume se sa pertej gjelit, dhe per kete qeveria tha, fajin e ka Saliu!!sb

SHKARKO APP