Berisha:Standarti i Rames dhe standarti Balles!

 

Te dashur miq, gazetari Sokol Balla ishte keto dite viktime e nje sulmi hakmarres e primitiv ndaj privatesise se tij. Pavaresisht nga mendimet e mia per Ballen dhe "Top Story", konsideroj vjedhjen dhe publikimin e videove te tij private nje krim te denueshem dhe uroj qe organet e zbatimit te ligjit ti japin pergjigjen e merituar ligjore autoreve te tij. Por dua t'ju siguroj se ne kete akt te shemtuar, Edi Rama nuk eshte duar jashte. Nuk kam te dhena qe ai te jete prapa videos, regjistrimit apo shperndarjes, ndonese duke ditur disa gjera te tjera dhe zhvillime recente midis tyre as nuk e perjashtoj dhe doren ne zjarr nuk e ve, por ne kete status deshta te ndalem mbi dy standarte diametralisht te kunderta njerezore te Balles dhe Rames ne qendrimet e tyre ndaj njeri- tjetrit.

Keshtu, kur keshilltari aktual me i ngushte i Rames botoi fotot cullak te Rames ne nje plazh publik, madje dopio cullak, si dhe foton erotike te tij ne shtrat, gjithashtu cullak, njeriu qe i qendroi me prane e qe e ftoi menjehere ne "Top Story" dhe qe denoi me ashpersine me te madhe aktin e Mjeros, ishte Sokol Balla. Dhe mund te themi se Balla adaptoi nje standart njerezor ndaj Rames dhe dhunimit te privatesise se tij.

Le te shohim pak standartin Rama ndaj dhunimit flagrant te privatesise se Balles!

– Rama, si kontrollor absolut i bordit te Top Channel qendron prapa dy vendimeve talebaniste te ketij bordi per Ballen.

– Ne fillim Rama, rrufeshem urdheroi bordin ti jepte duart e te largonte Ballen nga "Top Story" dhe bordi, si ne Shqiperine e viteve 70 -te, mori menjehere vendimin per largimin e tij nga puna pavaresisht nga kontributet e tij ne kete media e madje filluan te permendin pasaardhesin e armikut Balla.

– Dje, po me urdher te Rames, ky vendim u terhoq por vetem pjeserisht, dhe kjo pas reagimit te fuqishem te perfaqesuesve te spikatur te mediave. Por perseri Rama i lig ne shpirt, urdheroi terheqjen jo te plote te vendimit por te pjesesshme.

Rama ne vend qe te paraqitej mbreme ne emisionin "Top Story", siç ishte njoftuar, qofte dhe per solidaritet ndaj mikut te tij ne dite te veshtire, goditi rende emisionin "Top Story".

Ai, per te shmangur daljen e programuar te mbremshme ne "Top Story" me Ballen urdheroi, plotesisht i diskretituar me qendrimin e tij, bordin qe te pezulloje sine die, tashme jo Ballen por "Top Story" duke deshmuar se ai eshte drejtori dhe pronari i vertete i TCH. Per me teper, ne nje akt per te lare duart si pilati, Rama doli jo aty ku e priste publiku por ne livadhin e kryeministrise dhe dha nje interviste, me jeshile se vet bari i livadhit, per televizionin Klan.

Ky ishte standarti çnjerezor e cinik i Rames ndaj Balles, i cili deshmon se edhe ne qofte se Rama nuk ka gisht ne regjistrimin dhe botimin e videos, ndonese ka prova te pakundershtueshme se Rama ka survejuar per kohe te gjate muajt e fundit Ballen (dhe kete Balla e di me mire se une), perseri Rama eshte autori i sigurte i aktit te trete te skenarit qe vet Balla e cilesoi akt terrorist kibernetik ndaj tij.

Perpjekjet e sugarit Fuga per te justifikuar xhestin çnjerezor te Rames, refuzimin e tij per te qene ne Top Story gjasme jo per shkak te Balles por per shkak te fotove te tij cullak e dopio cullak ne plazhin publik nderkohe qe ai po darkonte mbreme me Mjeron, gajasen te gjithe gazetaret madje edhe vet papagajt e Rames!!

Sali Berisha

SHKARKO APP