Berisha:Trafikante te te gjitha vendeve bashkohuni ne Ramistan!! Shqiperine po e ha droga!!

Te dashur miq, dy dite me pare mediat turke njoftuan se autoritetet e ketij vendi zbuluan ne dogane, ne nje kamion te nje kompanie hidrosanitare shqiptare me 51 kg heroine me destinacion Shqiperine per tu shperndare ne Europen Perendimore. Pese dite me pare policia italiane njoftoi arrestimin e nje bande shqiptaro – italiane prej 11 vetesh per trafikun e 4.1 tone mariuhane nga Shqiperia ne Siçili dhe vetem nje muaj me pare policia gjermane ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda zbuloi ne Xibrake te Elbasanit fabriken me te madhe ne rajon te kokaines, me rreth gjysem toni kokaine te bandes shqiptaro – amerikane te Partise, apo bandes "Hakmarrja per Drejtesi".

Kjo bande, sipas hetimeve te deritanishme, operon nen patronazhin, mbrojtjen direkte te kreut te ekzekutivit Edvin Rama dhe angazhimin direkt te Olsi Rames (vellait te Edi Rames) dhe implikimin direkt te ministrit te puneve te brendshme Tahiri si dhe ministrit te puneve te jashtme Bushati, mik per koke i Genci Xhixhes dhe lehtesues i udhetimit te Ernesto Çe-ve te droges. Hetimet tregojne se gjate kontrollit te fabrikes e kokaines shefi i komisariatit te Elbasanit, dhe nje oficer E,V, qe e shoqeronte, konstatuan se fabrika e miellit e Partise nuk paguante as energjine.

Shefi i komisaritit dhe oficeri E.V arrestuan aty Kelmend Dalipin dhe e derguan ne komisariat, por jo per kokainen por per vjedhje energjie. Kelmendi u lirua nga qelia menjehere pas urdherit qe mori nga lart shefi i komisariatit per lirimin e tij te menjehershem. Ne nje kohe kaq te shkurter asnje vend nuk ka nje kronike kaq te pasur droge dhe trafiku. Ndaj dhe sot Shqiperine e quajne rendome Kolumbi e Europes apo ne zhargonin e trafikanteve Ramistan!!

Po rikujtoj ketu se para vitit 2005 mbi 60% e heroines afgane kalonte ne Europe nepermjet Shqiperise. Ndersa ne raportet e DASH ( Departamentit Amerikan te Shtetit) te UNDOC ( te Kombeve te Bashkuara) dhe Grupit te Dublinit per BE per trafikun e Droges thuhet: "Shqiperia (per vitin 2013) nuk eshte prodhues i rendesishem perveç kanabisit, i drogave ilicite, prekursoreve kimik ose drogave sintetike (DASH 2014)

Raportet italiane tregojne se Greqia eshte vendi kryesor i nisjes se heroines per ne Itali gjate 2012(UNDOC 2014 ).

Gjate ketij viti, 2012 agjensite italiane ligjzbatuese nuk munden te identifikojne raste te kapjeve te heroines qe trafikohej nga Shqiperia.(Grupi i Dublinit).

Shtypja qe Italia dhe Shqiperia i kane bere transportimit te droges ka cuar ne rritjen e evitimit te Shqiperise si vend tranzit per ngarkesat e medha te heroines(UNDOC)

Statistikat italiane vazhdojne te tregojne se sasia e heroines afgane kapur ne Itali, e cila me pare tranzitohej direkt nga Shqiperia mbetet minimale. (UNDOC 2014)

Rama dhe Partia Siçiliste zhyti vendin ne droge!! sb

Per te gjithe ata qe jane te interesuar per keto raporte nderkombetare per luften kunder droges i kane ne linkun e meposhtem:

https://www.facebook.com/notes/sali-berisha/raporte-nderkombetare-per-luften-kunder-droges/415190478641865

SHKARKO APP