Besiana Kadare, zv/Presidente e Asamblesë së OKB, drejton seancën plenare dhe i jep fjalën Presidentit Ilir Meta dhe disa kryeministrave të vëndeve të ndryshme europiane

Para pak ditësh, më datën 22 shtator 2020,ka filluar punimet në New York, Java e Nivelit të Lartë të Sesionit të 75-të të Asamblese së Përgjithshme (AP) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), gjatë të cilës mbahet dhe Debati i Përgjithshëm, që përbën një moment kyç në aktivitetin vjetor të OKB-së, pasi shërben si një takim i pervitshem i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Organizatës.
Shqipëria u përfaqësua në Debat nga Presidenti i Republikës,  Ilir Meta, i cili në fjalën e Tij, theksoi se Shqiperia është e angazhuar fuqimisht në mbështetje të multilateralizmit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në adresimin e sfidave globale dhe pasojave të COVID-19.
Fjalimin e plotë mund ta shihni në këtë link: https://unmam.cimediacloud.com/r/j2sTaT0gaEpU 

Ky vit ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë, pasi Shqipëria është zgjedhur për herë të parë në postin e Zv/Presidentes së sesionit të 75-të të Asamblesë së Pergjithshme. Ne këtë kontekst, Ambasadorja e Shqiperisë pranë OKB-së, znj. Besiana Kadare, ka drejtuar mbledhjet plenare të Debatit të Përgjithshëm, duke i dhene fjalen, edhe kryeministrave te shumë vendeve miq, si Italia, Greqia, Kroacia, Spanja, Gjeorgjia, Armenia, etj.
Gjatë këtyre ditëve të zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, momenti më i veçante ka qenë kur Ambasadorja Kadare, në cilësinë e Zv/Presidentes të sesionit, i ka dhënë fjalën Presidentit shqiptar, z.Ilir Meta. (Ajo ka botuar edhe disa foto nga mbledhja). Shume shqiptarë kudo që ndodhen edhe nëpër shtete të ndryshme të botës, janë ndjerë krenare për këtë arritje dhe kanë komentuar gjeresisht në mediat sociale.
Zgjedhja në postin e zv/Presidentes, i jep vëndit tonë shumë vizibilitet dhe peshë politike në arenën ndërkombetare, duke dëshmuar kështu angazhimin gjithnje e më aktiv te Shqiperisë në diplomacinë shumëpaleshe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?