Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë Krishtlindjen mes pandemisë dhe masave kufizuese

Besimtarët katolikë e ortodoksë e festojnë ndryshe sot ditën më të rëndësishme në besimin e krishterë, lindjen e Jezu Krishtit.

Besimtarët ortodokse dhe katolikë në Shqipëri këto Krishtlindje i kanë gjetur ndryshe nga herët e tjera, diktuar nga pandemia e koronavirusit, e cila ka sjellë dhe masa kufizuese.

Ditën e djeshme është mbajtur vetëm një meshë në Katedralen e ”Shën Palit” me një numër të caktuar besimtarësh pjesëmarrës.

Ndërsa Kryepeshkopi i ortodoksëve, Anastas bëri thirrje që mos ketë pjesëmarrje masive për këto Krishtlindje dhe madje as të festohet gjerësisht familjarisht e me miq për shkak të përhapjes së COVID-19.

E njëjta situatë paraqitet në gjithë botën, madje vende të cilat janë me popullsi shumicë të krishterë kanë marrë masa të forta që mos lejojnë grumbullimet apo mbledhjet masive familjare për Krishtlindje.

SHKARKO APP