Besimtarët katolikë festojnë ringjalljen e Krishtit. Gëzuar Pashkët!

Besimtarët katolikë në Shqipëri ashtu sikurse në të gjithë botën kremtojnë festën e Pashkës që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.

Mesha e shenjtë në kryeqytet u mbajt në katedralen e “Shën Palit”. Mesazhi i përcjellë është ai i paqes dhe përkujdesjes për njërëzit në nevojë.

Festa e Pashkës është më e rëndësishmja e kalendarit katolik. Në këtë ditë të shenjtë besimtarët urojnë për më shumë paqe e dashuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe  Krerët e lartë të shtetit dhe të politikës përcollën urimin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Urimi i Presidenti Nishanit:  “Ju uroj nga zemra në këtë ditë të bekuar që të gjeni e të ripërtërini kurajën, forcën, besimin dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë si qenie njerëzore e për të shpalosur vlerat e vërteta të shqiptarizmës!
Festa e Pashkëve, kjo ditë e ringjalljes së besimit, i gjen shqiptarët të bindur se hap pas hapi do të shënojmë përparime në rrugëtimin tonë drejt familjes së madhe evropiane. Ky vit shënon edhe shenjtërimin e bijës më të madhe dhe shembullit mbarëbotëror të mirësisë dhe humanizmit altruist – atë të Nënë Terezës nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku I – gjë që do të japë shembullin më dinjitoz dhe më frymëzues se sa vlera dhe dinjitet përfaqëson kombi i vogël shqiptar për mbarë njerëzimin në rrafsh global.
Të gjithë besojnë fort tek mirësia, tek paqja mbi dhé dhe disa prej nesh madje shpresojmë me gjithë shpirt edhe tek bota e përtejme, ku vlerat e vërteta e të qashtra njerëzore gjykohen dhe vlerësohen nga i Plotfuqishmi. Detyra dhe përgjegjësia jonë në këtë jetë është që të përpiqemi me të gjitha forcat dhe mundësitë tona për ta merituar këtë shpresë dhe një jetë sa më të mirë, edhe për brezat që do të vijnë pas nesh.
Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e shenjtë të Pashkëve!”

Kreu i PD Basha uron: Për shumë vjet Gëzuar!

Në një postimi në Facebook kryetari i PD-se shkruan: “Ju uroj te gjithe besimtareve katolike dhe ungjillore Gezuar Pashket! Per shume vjet Gezuar!”- .

Ky është viti kur shqiptarët do të përjetojnë Shenjtërimin e Nënë Terezës dhe shpalljen e Martirëve shqiptarë.

Pashkët kremtohen të dielën e parë pas fillimit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit, që zakonisht përkon brenda 22 marsit dhe 25 prillit.

nene tereza

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?