Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, falja duke respektuar masat ndaj Covid-19

Besimtarët myslimanë e kanë nisur ditën e sotme duke falur Kurban Bajramin.

Për shkak të pandemisë, këtë vit falja nuk u bë në shesh por u bë në xhamia. Falja u bë duke respektuar masat kundër Covid-19, të përcaktuara edhe nga Komiteti Mysliman i Shqipërisë.

Festa e Kurban Bajramit simbolizon për besimtarët e fesë islame sakfricën e bërë nga njeriu për të fituar faljen, mëshirën dhe shpërblimin e zotit.

Kryeministri Edi Rama e ka filluar sot ditën duke uruar besimtarët myslimanë Festën e Kurban Bajramit.

SHKARKO APP