Besimtarët myslimanë: Hapni xhamitë!

Xhamitë janë të mbyllura, kurse do hapen lokalet1

Ndaj besimtarët myslimanë i janë drejtuar sërish Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me një kërkesë për të hapur xhamitë.

Në një peticion online dhe të nënshkruar nga mbi 1500 vetë, ata i kujtojnë KMSh-së se jeta ekonomike e shoqërore po i rikthehet gradualisht normalitetit dhe pas 18 majit nuk do të ketë asnjë aktivitet të mbyllur përveç shkollave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye, shprehen ata në këtë peticion, është detyrë e KMSh që të bëjë çdo përpjekje për të nisur hapjen e xhamive duke respektuar normat e distancimit social dhe higjienës në këto mjedise.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Si mund te rrezikohet përhapja e infeksionit nga frekuentimi i xhamive kur autoritetet kanë vendosur hapjen e bar-kafeve dhe restoranteve. Bazuar në cilin opinion, të detajuar dhe të zgjeruar, të cilëve ekspertë, që pasi kanë studiuar dhe njohin më së miri veprimtarinë ditore të një besimtari në xhami, mundësinë për modifikimin e saj duke iu përshtatur kushteve që dikton situata aktuale e pandemisë, kanë vendosur gjithsesi se është e pamundur dhe me rrezik maksimal çelja e dyerve të xhamive?!”, thuhet në peticion.

Në kërkesën e tyre besimtarët i kanë kujtuar KMSH-së se institucioni që përfaqëson myslimanët shqiptarë është shumë pas edhe shoqatave myslimane në vende si Gjermania, të cilat kanë arritur të fitojnë të drejtën për hapjen e xhamive përmes një padie të suksesshme në Gjykatën Kushtetuese të Saksonisë së Ulët.

Kujtojme qe Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me vendimin e datës 22 prill 2020, refuzoi kërkesat e mëparshme të mijëra besimtarëve për të hapur xhamitë e Tiranës në mënyrë graduale dhe në zbatim të distancimit social.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?