Besimtarët ortodoksë kremtojnë Krishtlindjen, meshë në Katedralen ”Ngjallja e Krishtit”

Sot besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, por ky vit ka ardhur ndryshe. Kjo për shkak të situatës dhe kufizimeve të krijuara si pasojë e koronavirusit.

Këtë mëngjes u mbajt mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen “Ngjallja e Krishtit” me rastin e festës së Krishtlindjes.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë ka një numër të vogël besimtarësh të cilët po ndjekin meshën brenda ambienteve të katedrales, kjo për shkak dhe të masave anti-COVID.

Meshën e mbajti kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili sapo është kthyer nga Greqia pasi fitoi betejën me koronavirusin.

Ditën e djeshme është mbajtur dhe mesha e besimtarëve katolikë në katedralen e Shën Palit nga Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot George Frendo, i cili teksa tregoi historinë e shokut të dhomës me COVID, vuri theksin te dashuria për familjen.

SHKARKO APP