Besnik Mustafaj: E ardhmja e Kosovës pa mbështetje të fortë amerikane, s’ka zgjidhje
Për ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj, Kosova nuk ndodhet në fazën e saj më të keqe sa i përket situatës politike.
Në një intervistë në Radari informativ në “ABC”, ai tha se vendimi për të çuar Kosovën në zgjedhje është një veprim pozitiv, pasi sipas tij tregon funksionimin e demokracisë.
“Unë jam i bindur se Kosova nuk është në ditën e saj më të keqe edhe pse po kalon një krizë. Por lajmi më i mirë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të çuar vendin në zgjedhje”, tha ai.
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të çuar vendin në zgjedhje analisti e sheh si një hap pozitiv për demokracinë. Sakaq ai shtoi se e ardhmja e Kosovës sipas tij pa një mbështetje të fortë amerikane nuk do të ketë zgjidhje.
“Nëse do të merrej një vendim tjetër për hir të mbajtjes së një stabiliteti fallco, do të shkaktonte një luftë. Parimet gjithmonë japin produkte pozitive dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një mësimin për vendet e Ballkanit. Kosova sot është në një realitet politik që po zhvillohet”, tha Mustafaj.
Gjatë bisedës në studio, Mustafaj u ndal edhe tek marrëdhëniet midis Tiranës dhe Prishtinës, për të cilët ha se pas vitit 2000, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndërhyrë në çështje të brendshme.
Ndërsa për marrëdhëniet e sotme, mes dy vendeve Mustafaj i vlerësoi në pikën më të keqe, ndërsa shtoi se sipas tij Vjosa Osmani është një personalitet që mishëron më shumë cilësi si shtetare.
“Edi Rama nuk mund të shkaktojë krizën në Kosovë, por afrimi me Vuçiç është në dëm të Kosovës dhe ka shkaktuar pasojat që janë reflektuar sot”, tha ai.
Po ashtu ai u ndal edhe tek liderët politikë në Kosovë dhe kryeministri Edi Rama, duke u shprehur: Rama e ka vërtetuar korrupsionin këtu sepse e shohim çdo ditë. Unë nuk jam në gjendje të flas me fakte në Kosovë, por autoritarizmi i Thaçit është provuar dhe ka dështuar. Ndërkohë Haradinaj nuk ka pasur raste të autoritarizmit , por nuk ka qenë i aftë të luftojë korrupsionin”, tha Mustafa.
I ndalur te Vetëvendosje, analisti u shpreh më besim se shoqëria e Kosovës do të tregohet e pjekur, ndërsa theksoi se Albin Kurti është një person që artikulon shumë qartë politikisht.
“Albin Kurti është politikan , por nuk pati kohë të provohet si burrë shteti”, u shpreh ai.