Besnik Mustafaj: Ndryshimet e Kodit Penal fitore e Metës
Ish-ministri Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka përshëndetur rolin e opozitës në këtë situatë me koronavirus duke thënë ka bërë atë që bën një opozitë. Mustafaj thotë se ky moment duhet të shërbejë edhe si moment refleksioni edhe për opozitën pasi veç koronavirusit, duhet të përqëndrohet edhe tek problematika e zgjedhjeve pasi jo më larg se 1 vit Shqipëria shkon në zgjedhje.
Sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal, Besnik Mustafaj theksoi se nuk duheshin ligje të tilla në këtë situatë dhe madje priste që edhe Presidenti ta kundërshtonte atë mbledhje parlamenti, por fakti se propozimet e tij u pranuan Mustafaj i komenton si fitore e Metës dhe tërheqje e Ramës.
Mustafaj ka vlerësuar rolin e kreut të shtetit në amendimin e Kodit Penal. “Ulja e toneve dhe debateve të ashpra që është reciproke duhet pranuar, lidhet për një vetëdije specifike në këtë kohë. Presidenti Meta ndërhyri në një moment kur qeveria do votonte ndryshimet në Kodin Penal. Bëri një letër me propozime të cilat në masë u pranuan. Kjo mund të quhet një fitore e rëndësishme për Metën, një tërheqje për Ramën- deklaroi Musfaj.
KOHA JONË SONDAZH

