Beteja e re kundër qeverisë, Berisha: Jemi para dy alternativash, ne nuk tërhiqemi! ”Çadra” pati tradhti

Sali Berisha nga seanca në Kuvend që nuk kishte drita, foli për një betejë të re kundër qeverisë. Ish-kryeministri foli për mekanizmat që do të ndiqen për të arritur qëllimin, ndërsa shtoi se tashmë nuk ka mbetur asnjë rrugë tjetër. Sipas tij janë në situatën, ose të luftojnë në Parlament, ose ta bojkotojnë atë. Zgjidhjen e fundit Berisha thotë se nuk e konsiderojnë.

“Mjetet që do të përdorim janë ato që ka përdorur çdo lëvizje popullore për realizimin e objektivave. Kemi konsumuar deri sot me durim të tejskajshëm mundësitë e tjera, derisa jemi gjetur de facto të përjashtuar nga Parlamenti.

Të zhveshur nga çdo lloj funksioni kushtetues si deputetë, në këtë mënyrë Rama pasi grabiti qindra mijëra vota me mekanizmat e njohura, tani kërkon që dhe ata që nuk grabiti dot dhe që votuan për opozitën, t’i sekuestrojë.

Sot jemi në kushte që nuk kemi qenë kurrë në Parlament, ku çdo e drejtë kushtetuese i mohohet dhe zëvendësohet opozita e vërtetë me peng-opozitën. Ne kemi dorëzuar ligje dhe rezoluta që Rama i arkivon në sirtarët e Nikollës, që nuk mund të ndodhë kurrë.

Kemi kërkuar 6 komisione Parlamentare, që është taksativ nga Kushtetuta, dhe këta e kanë kundërshtuar me qëllimin e vetëm sepse Rama nuk mund të pranojë të hetohet afera McGonigal”, tha Berisha.

SHKARKO APP