“Beteja me Blinken deri në vdekje”, Berisha: Nëse vij në pushtet do kem marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA

Sali Berisha thotë se beteja e tij kundër sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken do të vijojë deri në fund, si edhe shton se nëse vjen në pushtet, marrëdhëniet e tij me SHBA-në do të jenë të mira.

Pyetje: Besoni vërtet që një forcë politike mund të marrë pushtetin, pa mbështetjen e SHBA?

Berisha: Në mënyrë absolute, 100%, me një kusht, të ketë parime të drejta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetje: Ju do të rrëzoni një kryeministër që bën korrupsion, ndërkohë që jeni “non grata”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha: Jam rast unik në botë, i dyti që kam paditur Sekretarin e Shtetit për shpifje. Dhe të them këtu, që do të vazhdojë gjyqi sa të jem gjallë. Edhe po u bëra kryeministër, do të vazhdojë procesi. Ka disa forma, kjo që kam bërë unë është padi për shpifje. Kam paditur në një vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?