Beteja për Shkodrën si beteja për Stalingradin!

Në Shkodër do të kemi betejën e madhe të 6 marsit. Edhe bashkitë e tjera do të jenë përplasje, por si Shkodra këtë herë nuk do të ketë zgjedhje asnjëherë tjetër në Shqipëri.

Do të jetë si “Stalingradi”, betejë për jetë a vdekje. Në Shkodër beteja më e egër do të bëhet mes Bashës dhe Berishës.

Kandidatët janë këta: Për PS-në do kemi një femër, Majlinda Angoni. Për Berishën dhe koalicionin e djathtë, ku futet edhe LSI, është Bardh Spahia i cili do të luftojë me Xhemal Bushatin e PD-së së Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasja mes palës së Berishës dhe atyre të Bashës do të jetë epokale sepse luftohet për Bashkinë, por në thelb beteja do të kthehet në luftë për siglën e PD-së pas 6 marsit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po të fitojë Bardh Spahia atëhere Basha ka rënë mu në Shkodër edhe si kryetar PD-je. E kundërta shkon te ajo që Saliu ikën në pension pa kthim, pra nëse fiton kandidati i Bashës.

Shkodra shikohet si betejë jo vetëm për bashkinë, por edhe për Kalanë e Shkodrës, e cila përkthehet në Selinë Blu.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?