Betimi i Binajt, reagon Kim: Me këtë bashkëpunim, Kushtetuesja mund të jetë gati deri më 31 dhjetor
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar Altin Binajn për betimin sot si Gjyqtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, diplomatja amerikane ka falenderuar presidentin e vendit Ilir Meta.
“Urime Altin Binaj për betimin e tij si gjyqtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Faleminderit Presidentit Ilir Meta për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv. Gjykata Kushtetuese funksionale deri më 12/31 është brenda mundësive, falë veprimit dhe bashkëpunimit urgjent nga Presidenca, KED dhe Parlamenti”,- shkruan Yuri Kim në mesazhin e saj.
Congratulations to Altin Binaj for giving his oath as the 5th judge of he Constitutional Court. Thank you, Pres @ilirmetazyrtar, for enabling this positive development. Functional CC by 12/31 is within reach, thanks to urgent action & cooperation by Presidency, JAC & Parliament. https://t.co/AiQfKs527g
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 22, 2020