Betimi i gjyqtarëve kushtetues, PS pranon dekretin e Presidentit Meta

Partia Socialiste, në Komisionin e Ligjeve këtë të martë, u tërhoq nga ligji për mekanizmin zhbllokues në betimin e gjyqtarëve kushtetues, që kishte miratuar më herët. Komisioni pranoi dekretin e Presidentit Ilir Meta që e ktheu për rishqyrtim këtë nismë ligjore, me arsyetimin që cenonte kompetencat e tij kushtetuese.

Bledar Dervishaj, këshilltar për çështjet ligjore i Kreut të Shtetit, tha para deputeteve se Kushtetuta sanksionon se betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm para Presidentit dhe kjo nuk mund të ndryshonte me ligj.

Në emër të socialisteve, relatorja Klotilda Ferhati tha se mazhoranca kishte vendosur të pranonte këshillën e Komisionit të Venecias, që sugjeronte vendosjen e mekanizmit zhbllokues në Kushtetutë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?