Betimi i Përparim Kalos, Soreca: Punë të mbarë Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, thotë se me betimin e Përparim Kalos në Presidencë, Gjykata Kushtetuse tashmë është funksionale, dhe këtë e quajti një arritje për Shqipërinë.

”Sot z. Perparim Kalo është betuar nga Presidenti si Anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë atë dhe i urojmë punë të mirë atij dhe të gjithë anëtarëve pasi Gjykata tani është funksionale, një arritje e konsiderueshme për Shqiperine, qytetarët e saj dhe drejtësine ne reformë”,-shkruan Soreca.

Perparim Kalo është anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese i cili u betua diten e sotme, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti. Gjykata Kushtetuese e përbërë nga nëntë anëtarë dhe e themeluar në vitin 1992, doli jashtë funksioni në korrik të vitit 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?