Betimi i Vorpsit para noteres, Manjani: Themeluesi i Gjykatës Kushtetuese po rrotullohet në varr nga sikleti
Pas ”betimit” të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese pranë një notereje, vjen një reagim plot ironi nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Përmes një postimi në facebook, Manjani thekson se sot themeluesi i Gjykatës Kushtetuese në Austri e Gjermani Hans Kelsen dot po rrotullohet në varr nga sikleti.
“Hans Kelsen, ideator dhe themelues i Gjykatës Kushtetuese në Austri e Gjermani, rrotullohet aty në varr nga sikleti që gjykatësit kushtetues betohen te noteri”, shkruan Manjani.
Sot opinioni publik u shokua kur mësoi lajmin se Arta Vorpsi, u ”betua” tek noteri dhe shkoi më pas tek Gjykata Kushtetuese për të qenë anëtare. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që noteri të marrë rolin e Presidentit të Shqipërisë.
Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Presidentit Meta, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.