Betimi i Vorpsit te noterja, Desada Metaj: I paska kënduar “hoxha i natës” në vesh që ndryshoi mendje

Nga Desada Metaj

Një ditë më parë: E pyetur nga A2 nëse ndihej gjyqtare e Kushtetueses, ajo u përgjigj: “Unë e ndiej veten anëtare të Gjykatës Kushtetuese që ditën që Presidentit i skadoi afati. Nuk do e ndjek këtë çështje, i takon institucioneve ta zgjidhin”.

Sot: Betohet tek noteri për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Unë nuk kam tagër dhe as talent të gjykoj profesionalisht zonjën Vorpsi. Por fakti që brenda 24 orëve ndryshon qëndrim për një çështje kaq të rëndësishme më bën të mendoj se “hoxha i natës” i ka kënduar në vesh. Ndërsa për integritet më mirë mos të flas pa parë faturën që ka paguar tek noterja për t’u zgjedhur si personi që do më garantojë mua dhe shqiptarëve të mbetur këtu zbatimin e kushtetutës!

SHKARKO APP