Betimi te Presidenti i 3 prokurorëve të SPAK/Yuri Kim: Progresi të përshpejtohet
Para Presidentit, Ilir Meta sot u betuan tre prokurorë të SPAK, për të cilët ka reaguar edhe ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Përmes një postim në rrjetet sociale, ambasadorja kërkon progres për Reformën në Drejtësi, për të cilën thotë se duhet të përshpejtohet hap pas hapi.
“Urime 3 prokurorëve për betimin e tyre sot para Presidentit Ilir Meta. Mezi presim edhe 3 të tjera për ta bërë Prokurorinë e Posaçme të plotë. Progresi në reformën në drejtësi duhet të përshpejtohet hap pas hapi”, shkruan ambasadorja e ShBA-së në twitter.