Betimi tek Noteri/Bejtja: Anëtarët e Gjykatës së Lartë, do betohen tek ”Abi Bank”
Sot opinioni publik u shokua kur mësoi lajmin se Arta Vorpsi, u ”betua” tek noteri dhe shkoi më pas tek Gjykata Kushtetuese për të qenë anëtare. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që noteri të marrë rolin e Presidentit të Shqipërisë.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe gazetari Andi Bejtja, ku thotë se veprimi i sotëm, ka ardhur pas filozofisë të përhapur nga PS dhe Qeveria, se ”Presidenti është thjesht noter”.
Përmes një postimi në facebook, me ironi ai thotë se të mos çuditemi kur një ditë, anëtarët e Gjykatës së Lartë të betohen tek ”Abi Bank”. ”Shumë shpejt do vi koha që edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë psh, të betohen te Abi Bank, ose te ndonjë pikë karburanti”.
Postimi i plotë
Nuk e kuptoj pse habitet ky popull që u betua tjetra te noteri: partia që është në pushtet ka kohe që përhap filozofinë ”Presidenti është thjesht noter”. Nuk ka si të ndodhe ndryshe kur Presidenti është noter, noteri të mos bëhet President. E bëri dhe këtë kjo ”Reformë në Drejtësi”. Noteri përfaqëson Unitetin e Popullit. Shumë shpejt do vi koha që edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë psh, të betohen te Abi Bank, ose te ndonjë pikë karburanti.