Betohen para kryebashkiakut Erion Veliaj 19 shtetasit më të rinj shqiptarë

19 shtetas të huaj u betuan përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë ceremonisë së betimit, Veliaj tha se marrja e pasaportës është edhe një mundësi për të kontribuar në mbarëvajtjen e shoqërisë.

Duke iu referuar dhe ngjarjeve në Ukrainë, Veliaj nënvizoi se në momente të vështira, qytetarët duhet të jenë të gjithë bashkë, duke lënë pas diferencat dhe axhendat e tyre politike.

E kam njohur Ukrainën edhe nga takimet që kam pasur me kolegun Klitchko e kolegë të tjerë të bashkive atje. Politika e tyre është pak si në Ballkan, të përçarë, me debate dhe përpjekje konstante për të penguar njëri-tjetrin. Por, pavarësisht dallimeve, diferencave, ambicieve, bërrylave, pavarësisht dëshirave që mund të kenë pasur në axhendat e tyre politike, nuk besoj se ka pasur një periudhë si kjo, kur të gjithë janë bashkuar si komb”, theksoi Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?