Betohet ambasadori i ri i SHBA-ve, Donald Lu: Shqipëria mike dhe aleate
Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, i cili do të zëvendësojë ambasadorin Alexander A. Arvizu, u betua gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori i ardhshëm Lu tha se Shqipëria është një aleate e afërt dhe një mike e Shteteve të Bashkuara.
“Unë do të punoj çdo ditë në mënyrë që të sigurohem që kjo aleancë dhe miqësi të arrijë pritshmëritë ambicioze që amerikanët dhe shqiptarët ndajnë me njëri-tjetrin. Ne jemi dhe gjithnjë do të mbetemi dy popuj pafundësisht të përkushtuar ndaj demokracisë, lirisë së qytetarëve, dhe sundimit të ligjit.”- theksoi Lu.
KOHA JONË SONDAZH

