Betohet qeveria e re në Itali, kryeparlamentarja Nikolla uron Presidentin e Senatit
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar për zgjedhjet në Itali, pas betimit të qeverisë, presidentin e ri të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana. Në urimin e saj, Nikolla flet edhe për intesifikim të bashkëpunimit. “Duke rishprehur mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Italisë të rrugëtimit Europian të Shqipërisë, jam e bindur se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë procesit të zhvillimit të negociatave. Urimet më të mira, Presidentit Fontana”.
Postimi i plotë
Presidentit të ri të Dhomës së Deputetëve të Italisë, z. Lorenzo Fontana, i uroj suksese në detyrën e lartë të zgjedhur nga deputetët, pas besimit të popullit italian!
Kam besim se marrëdhëniet midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Deputetëve të Italisë, do të vijojnë të jenë të shkëlqyera dhe se Protokolli i Bashkëpunimit, i nënshkruar në prill të këtij viti, do t’i shërbejë intensifikimit të bashkëpunimit tonë.
Bashkëpunimi parlamentar do të nxisë e mbështesë bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh mes Shqipërisë dhe Italisë.
Duke rishprehur mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Italisë të rrugëtimit Europian të Shqipërisë, jam e bindur se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë procesit të zhvillimit të negociatave. Urimet më të mira, Presidentit Fontana!