Biberaj: Krijimi i Gjykatës Kushtetuese, fitore e demokracisë! Kontribut i Presidentit dhe Ambasadores Kim
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj deklaron se krijimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore e madhe e demokracisë!
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Biberaj shprehet se në zgjidhjen e këtij ngërçi një kontribut të jashtëzakonshëm kanë Presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim!
“Me ne fund Gjykata Kushtetuese u plotesua dhe po behet aktive, fale kontributit dhe persistences se Presidentit Ilir Meta dhe Ambasadores Amerikane Yuri Kim. Edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci besoj se ka luajtur nje rol pozitiv dhe bashkepunues ne kete proces. Qershia mbi torte ishte avokati i njohur, juristi profesionist me nje eksperience mbi 30-vjecare ne fushen e jurisprudences dhe avokatise Perparim Kalo, i cili vendosi te “sakrifikoje” aktivitetin e tij privat per interesin publik, faleminderit Perparim! Ky eshte nje zhvillim shume pozitiv, dhe nje nder vendimet e para te kesaj Gjykate do te jete vendimi per perseritjen e zgjedhjeve vendore, pasi votimet e 30 qershorit 2019 ishin votime moniste qe nuk plotesonin asnje standard demokracie dhe ishin ne kundershtim te hapur me kushtetetuten, me shtetin e se drejtes, me demokracine si dhe me lirite dhe te drejtat themelore te njeriut, pasi cdo qytetar duhet te kete te drejten per te zgjedhur ndermjet te pakten dy ose disa kandidaturave, nderkohe qe vete-votimet dhe vete-numerimet e votave te rilindjes u zhvilluan me nje kandidat sipas stilit stalinisto-monist model 1956! Tani eshte me se e qarte se kush e ka penguar dhe kush ka dashur ta kape Gjykaten Kushtetuese, dhe ky eshte vampiri i demokracise Edi Rama, qe nuk kenaqet me 100% te pushtetit, por don me shume, me keq se ne komunizem qe kerkohej rendiment me i larte se 100%:) nderkohe qe shkenca nuk njeh rendiment me te larte se 100%:) Edhe komsomolasit e Ukrahines ne ish-Bashkimin Sovjetik kerkonin rendiment me te larte se 100% ne zberthimin e uraniumit dhe plutoniumit duke shkaktuan tragjedine e Cernobilit ne vitin 1986. Klikes anti-kushtetuese dhe regjimit anti-gjykate te larte dhe anti-drejtesi po i vjen fundi, sot filloi cmontimi i tyre, nje proces ky qe s’ka te ndalur dhe qe do te kurorezohet me zgjedhjet e 25 Prillit 2021 kur populli do te fitoje mbi kleptokracine e inkriminuar dhe kolmplet te korruptuar te rilindjes!”, shprehet Biberaj.
KRIJIMI I GJYKATES KUSHTETUESE FITORE E MADHE E DEMOKRACISE! KONTRIBUT I JASHTEZAKONSHEM I PRESIDENTIT ILIR META DHE…
Pubblicato da Aleksander Biberaj su Mercoledì 23 dicembre 2020