Biberaj për përgjimet: Rama foli si fajtor, i çoi mesazh SPAK-ut të mos hetojë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj ka komentuar përgjimet e antimafias italiane. Ai tha se është fatkeqësi që ato dalin, ndërsa shtoi se kryeministri Rama me deklaratën e tij të sotme i dërgoi mesazh SPAK-ut të mos e hetojë çështjen.

“Është fatkeqësi që dalin fakte, argumente për përfshirje dhe lidhje të qeverisë me këto përgjime, aq më tepër kur ato vijnë nga një vend i BE. Fatkeqësisht nuk kemi sistem drejtësie. Kryeministri doli në një prononcim si një fajtor tha se nuk është i gatshëm për hetime, i dha mesazh SPAK të mos e hetojë çështjen. Nuk kemi respektim të demokracisë dhe ndarje të pushteteve”,- tha Biberaj për “News 24”.

Biberaj u ndal më pas tek puna që PD po bën në bazë për përgatitjen e zgjedhjeve. Ai tha se programi politik do të jetë shumë shpejt gati për publikun, ndërsa sloganet e PD do jenë disa. “Do kemi disa slogane, por një kryesor që mund të jetë “Korrupsion zero”. Shumë shpejt do bëhet publik edhe programi politik i PD. Do jetë shumë ambicioz dhe realist. Beteja politike pritet të jetë egër dhe e ashpër. Nga 26 prilli do ketë përballje me drejtësinë për ata që e kanë shkeluar atë para 25 prillit. Fillimisht dhe urgjentisht ne duhet t’i bindim shqiptarët se ne do të rimëkëmbim ekonominë e rrënuar me qëllim që të rrisim mirëqenien e qytetarëve nëpërmjet motivimit të bizneseve dhe nxitjes së prodhimit vendës”,- deklaroi Aleksandër Biberaj.

SHKARKO APP