Biberaj: Sharlatani i Rilindjes s’mund të kërcënojë BE-në, batakçiut Edi Rama po i vjen fundi

Ish-Zëvendës President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe ish-deputet i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj ka reaguar ashpër lidhur me akuzat e kryeministriti Ed Rama ndaj Bashkimit Europian.

Përmes rrjeteve sociale, Biberaj i kujton Ramës se politika e jashtme e Shjqipërisë kalon në boshtin Perëndimor.

“Liliputi i Rilindjes, Edi Rama, s’mund të kërcënojë BE-në me orientim drejt Lindjes së Mesme. Shqipëria ka orientim dhe vokacion të qartë Perëndimor euro-atlantik dhe jo Lindor. Ta dijë mirë Edi Rama dhe çdo batakçi tjetër politik se politika jone e jashtme kalon nga boshti perëndimor Berlin-Bruksel-Paris-Romë-Londër-Uashington, dhe jo nga boshti lindor Beograd-Ankara-Moskë-Dubai!

Të dashur miq, besoj se e keni përcjellë nëpërmjet medias kërcëninin e radhës të Edi Ramës se “nuk do ta presim pafund BE-në, pasi mund të orientohemi nga tregu turk dhe vendet e Gjirit Persik”. Eh çfarë mjerani, që kur Vuçiçi u tall me të duke i thënë se “Edi është lider i madh global, kurse unë jam lider i vogël lokal”, iu ka mbushur mendja se mund të bëjë politikë të madhe, kur situatën në vendin e vet e ka për ibret, pasi e ka katandisur si mos më keq. Edi Rama e ka zhytur sot Shqipërinë në një krizë të thellë të demokracisë dhe të rendit kushtetues, në një krizë politike dhe institucionale, në një krizë ekonomike, sociale dhe psikologjike, në një krizë besimi, dhe mbi të gjitha, në një krizë shëndetësore dhe epidemiologjike, duke stresuar një komb të tërë. Komplet i dështuar në politikat e integrimit europian gjatë 8 viteve të qeverisjes se tij, tani në fundin e tij politik, Edi Rama po kërcënon BE-në duke kthyer sytë nga Gjiri Persik. 25 Prilli po vjen dhe bashkë me të edhe fundi i këtij sharlatani politik që i ka bërë Shqipërisë një dëm te pallogaritshëm!”, shprehet në reagimin e tij, ish-ligjvënësi demokrat, Aleksandër Biberaj.

Liliputi i Rilindjes Edi Rama s’mund te kercenoje BE-ne me orientim drejt Lindjes se Mesme. Shqiperia ka orientim dhe…

Pubblicato da Aleksander Biberaj su Domenica 31 gennaio 2021

SHKARKO APP