Biberaj: Sulmi ndaj TV Ora dhe Ora News nga shteti-bandit në grahmat e fundit, goditje ndaj fjalës së lirë

Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti i PD-së Aleksandër Biberaj tha se sulmi ndaj televizionin Ora News është natyra e një pushteti që është në grahmat e fundit.

Për Biberajn, mazhoranca duket se e ka humbur toruan dhe po sulmon median e lirë.

Aleksandër Biberaj: Më bëri përshtypje prania e forcave speciale në hyrje të televizionit tuaj, por kjo është natyra e një shteti kriminel dhe bandit që ishte në grahmat e fundit. Patjetër që qytetarët duhet të ngrihen për të mbrojtur demokracinë. Po ecim në rrugë komplet negative. Mesa duket, mazhoranca që qëndron në pushtet me votat e vjedhura të vitit 2017, e ka humbur gjakftohtësinë dhe ka humbur çdo ligje me realitetin. Tani mesa duket kanë nisur edhe sulmin ndaj medias së lirë. Fundi i pushteti agravon pushtetin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biberaj tha se kjo të kujton juntat ushtarake dhe regjimet kriminale. Ai shtoi se duhet të reagojë politika dhe ndërkombëtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?