Biberaj: Të gjithë në protestë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar me çdo kusht nga barbaria e pushtetit
Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj ka reaguar pas vendimit të qeverisë për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Përmes një postimi në Facebook, Biberaj e quan këtë vendim një barbari të pushtetit, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të dalin në protestë sot në orën 12:00 për ta mbrojtur Teatrin Kombëtar me çdo kusht.
Postimi i plotë:
TË GJITHË NË PROTESTË NË ORËN 12 PËR TË MBROJTUR TEATRIN KOMBËTAR NGA BARBARIA E PUSHTETIT!
Të dashuq miq,
Siç mund të jeni në dijeni qeveria e krimit dhe korrupsionit, qeveria okulte e pandemisë, ka kaluar komplet në fshehtësi, pa u konsultuar as me artistët, as me ndërkombetarët, dhe as me grupet e interesit pronën publike të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, me qellim prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave të biznesit, fitimprurëse për Kryeministrin, Kryetarin e Bashkisë dhe klientët e tyre oligarkë. Është detyrë civile, qytetare, kulturore dhe patriotike mbrojtja me çdo kusht, çmim dhe mjet demokratik i kulturës sonë kombëtare, e identitetit tonë kombëtar, e historisë sonë kombëtare si një ndër kombet me të vjetra të qytetërimit europian, mesdhetar dhe ballkanas. Kjo barbari e pushtetit e mund të jetë edhe e sinkronizuar dhe sponsorizuar nga armiqtë e kombit tonë që janë përpjekur dhe përpiqen që të na paraqesin si fise të egra barbare, ndonëse ata vetë përfaqësojnë këto fise barbare që erdhën në shekujt XI-XIII në Ballkan me zjarr dhe dhunë.
Të dashur miq, të gjithë në mbrojte të kultures së kombit tonë, të identitetit tonë kombëtar, të historisë sonë kombëtare, në orën 12 te Teatri Kombëtar!
KOHA JONË SONDAZH

