Biblioteka e re e Laprakës do mbajë emrin e aktorit e regjisorit Valter Gjoni

Biblioteka e re në zonën e Laprakës nga sot do të mbajë emrin e aktorit, regjisorit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Valter Gjoni, i cili u nda nga jeta një vit më parë pasi humbi betejën me virusin Covid 19. Valter Gjoni, i cili i ka shërbyer për një kohë të gjatë edhe qytetit të Tiranës, fillimisht si drejtues i kulturës e më pas edhe i protokollit në Bashki, është kujtuar sot nga familjarët dhe miqtë e tij pikërisht në këtë ambient për të cilin një kontribut të veçantë ndër vite ka lënë dhe vepra e tij.

Në ceremoninë e përurimit të Bibliotekës ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Nuk mendoja dot një mënyrë më të denjë për ta kujtuar Valterin tonë, them tonin, se kur dikush zgjedh të merret me një angazhim publik nuk është më vetëm i familjes së tij, por i qytetit, vendit, rrugëve, i lagjeve, njësive administrative, i stafit, kolektivit, zgjedh t’i përkasë të gjithë qytetit. Valter më priste gjithmonë në një vend ku unë shkoja për një aktivitet protokollar. Valteri ishte ëikipedia e qytetit tonë. Nëse kishte një enciklopedi mobile që lëvizte në qytet me dy këmbë kudo dhe që unë mund ta ndukja pak me bërryl ishte Valteri. E kam ndjerë shumë këtë mungesë. Unë besoj që qyteti, polisi, agora përbëhet nga njerëzit. Unë kam parë shumë qytete pa Bulevard, kam parë qytete pa sheshe, pa pazar, por s’kam parë qytete pa njerëz dhe në themel të ndërtimit të qytetit janë njerëzit, por sidomos njerëzit që investohen aty ku qyteti formohet që është Bashkia dhe ata janë njerëz special,” u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?