Biden dhe Bush urojnë shqiptarët: Krenarë dhe të lumtur për bashkëpunimin tonë

Presidenti i Amerikës Joe Biden dhe ish-presidenti George Bush kanë uruar shqiptarët për  100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-në.

Presidenti Biden, përmes një videomesazhi, shprehet i lumtur dhe krenar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimim me shqiptarët.

Teksa festojmë marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë jam I lumtur për bashkëpunimin tonë. Sot Shqipëria dhe SHBA janë aleatë në NATO. Shqipëria është gjitahshtu mbështetëse e luftës në Ukrainë dhe dua të falenedoj njerëzit në Shqipëri për këtë mbështetje e për mikritjen e tyre dhe do të vazhdojmë të mbajmë marrëdhëniet me ju të forta, të luftojmë të keqen për të ardhem e fëmijëve tanë“, thotë Biden.

Unë dhe Laura ju dërgojmë urimet më të ngrohta. Ky gurë kilometrik është një dëshmi e miqësisë mes vendeve tona, Nuk e harrojmë kurrë mikpritjen dhe kohën e bukur që kaluam në vendin tuaj, Jam I lumtur të shoh marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Shqipëria është një forcë e së mirës në botë dhe SHBA-ja është krenare që ju quan aleate“, thotë Bush.

SHKARKO APP