Biden në krah të Macron, kërkon bashkëpunim: Putin do përgjigjet për luftën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi në krah të homologut francez, Emmanuel Macron se Rusia dhe presidenti Vladimir Putin, duhet të mbajnë përgjegjësi për luftën në Ukrainë, por edhe për pasojat që ka shkaktuar në botë.

“Putini mendon se mund të shtypë vullnetin e të gjithë atyre që kundërshtojnë ambiciet e tij perandorake, por sulmimi i infrastrukturës civile në Ukrainë, kriza e energjisë në Evropë për të rritur çmimet, përkeqësimi i krizës ushqimore, po dëmton njerëzit, jo ​​vetëm në Ukrainë, por në mbarë botën. Dhe ai nuk do të ketë sukses”, tha Biden gjatë një konference dypalëshe për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Biden ripohoi mbështetjen e SHBA dhe Francës për Ukrainën, së bashku me aleatët e tjerë evropianë. Kurse Macron përsëriti zotimet e presidentit amerikan për mbështetje, duke thënë në fjalët e përkthyera se “ne mbështesim si ushtrinë ukrainase që po reziston” si dhe civilët ukrainas që po përballen gjithashtu me sulmet.

SHKARKO APP